Grupi i xhirimit të emisionit investigativ pas një denoncimi nga banorët e zonës shkojnë në malin e Kërrabit. Në këtë zonë është pothuajse i sheshuar gjithë pyllin, punëtorët thonë se këto dru shkojnë në pikën e grumbullimit të firmës e cila është në qytetin e Pukës. Bashkëpunëtori i fiksit i pyet nëse janë të siguruar apo jo, ndërkohë punëtorët thonë se janë të pasiguruar.
Punëtorët tregojnë për Fiksin mënyrën sesi mund t’i marrësh drutë dhe t’i nxjerrësh edhe jashtë rrethit, ato thonë duhet të shkojnë njëherë në pikën e grumbullimit që është në Pukë dhe pastaj mund të transportohen me furgona të mbyllur.
Punëtorët tregojnë për fiksin se presin edhe dru të njomë, dhe të padamkosur.
Gazetarët e Fiksit ju drejtuan bashkisë Pukë për të marrë një përgjigje për firmën.
Kryetari i Bashkisë Gjon Gjonaj tregoji se firma e cila ka fituar këtë tender që në 2016 është firma “Gjoka Kalivare” , sipas tij kjo firmë po operon akoma pasi bashkia i ka shtyrë afatin e shfrytëzimit, pasi ka patur vonesa në nisjen e punës për faji të bashkisë.
Kryetari i Bashkisë thotë “Kjo firmë është inspektuar edhe nga inspektorët e pyjeve në bashki të cilët kanë shoqëruar inspektorët e policisë pyjore, nga ku ka rezultuar se janë prerë dru pa dambkë apo nuk është pastruar zona, për këtë arsye firmna ka marrë një masë administrative prej 100 mijë lekësh”
Gjonaj e arsyeton vazhdimin e punës së firmës edhe pas gjobës si një gjë normale pasi sipas tij “Edhe pse firma ka marrë disa herë gjoba, kjo nuk ndikon tek liçenca, pasi janë gjoba administrative dhe mund të përsëriten disa herë”.
Përveç bashkisë Fiksi ju drejtuar edhe inspektoriatit pyjor, ku përgjegjësi për zonën e Pukës, Artan Balaj, thotë se kjo firmë është pezulluar që në datën 3 shtator. “Nëse firma po vazhdon të presë kjo është një shkelje shumë e madhe, do shkojmë ta gjobisim sërish, do e çojmë për ndjekje penale dhe do kërkojmë heqjen e liçencës” thotë Artan Balaj.
Top Channel