Federata Gjermane e Futbollit (DFB) rikonfirmoi Joachim Loë në krye të kombëtares, pavarësisht se “Die Manschaft” nuk kaloi as fazën e grupeve. Kjo gjë e habit shumë ish-mesfushorin Michael Ballack.

“Ashtu si shumë njerëz të tjerë, edhe unë u habita që Loë vazhdon të jetë trajneri. Kur ke shumë kohë në një skuadër, vjen një moment kur gjërat nuk funksionojnë më”, tha Ballack për “Deutsche Welle”.

Ish-lojtari i Bayern Munchen kritikon DFB-në: “Duhen analizuar gjërat. Nuk mund të thuash “do të bëjmë analizë” kur e ke ndarë mendjen për të mbajtur trajnerin. Nuk është analizë kjo”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA