Kombëtarja/ 19-vjeçarët humbin minimalisht në Ukrainë

10/10/2018 17:48

Humbje minimale për Shqipërinë e 19-vjeçarëve në sfidën debutuese të kualifikueseve të kampionatit europian. Në Niko Dovana kuqezinjtë e vegjël u mposhtën nga Ukraina.

Një gol 5 minuta para fundit të kohës së rregullt i Mudryk i ardhur në fushë nga stoli ndëshkoi skuadrën e Erjon Bogdanit që pas ndeshjeve të para në grupe pozicionohet në vendin e fundit të grupit 8, me asnjë pikë po sa edhe Norvegjia që ka golevarazh më të mirë.

Në Niko Dovana Shqipëria U-19 bëri një pjesë të parë shumë të mirë, por nuk arriti të gjente dot golin. Në fraksionin e dytë rastet e pastra munguan deri në minutën e 85-të kur miqtë shfrytëzuan një kundërsulm të shpejtë duke realizuar golin që zhbllokoi shifrat.

Reagimi i kuqezinjve 19-vjeçar nuk mungoi por portieri ukrainas i mohoi golin Laktit ndërsa në vazhdimin e aksionit Koçi nuk u tregua i saktë. Ndeshjen e radhës Shqipëria e Bogdanit do ta ketë ndaj Sllovakisë në datën 13 tetor.

Top Channel