Premier League “pushton” Europën, Aston Villa dhe Unai Emery shkruajnë historinë, pas 44 vitesh
Ish trajneri i Italisë, Gianpiero Ventura është rikthyer të ushtrojë profesionin e tij, teksa mbrëmjen e të martës ka nënshkruar një kontratë thuajse 3-vjeçare me skuadrën e Chievos.
Ventura ishte në krye të kombëtares italiane në edicionin e kaluar të eliminatoreve të “Rusi 2018” dhe u përball me një lumë akuzash, pasi nuk arriti të kualifikojë Italinë për në Botëror.
Gjithsesi tashmë teknikut i është besuar drejtimi i Chievos, ku do të pasojë Lorenzo D’Annën, i cili u shkarkua pas një starti të dobët të skuadrës veroneze.
Chievo e nisi kampionatin me një pezullim prej 3 pikësh dhe pas 8 javësh ka marrë vetëm 2 pikë, duke u renditur në vendin e fundit me -1 pikë dhe duke rrezikuar seriozisht qëndrimin në Serinë A.
Top Channel