Është një ripërsëritje e gjysmëfinales së botërorit, por shumëkush shpreson se Anglia do të arrijë të hakmerret për disfatën që pësoi këtë verë dhe që e la jashtë finales së madhe në Rusi 2018. Në lojë është këtë herë diçka tjetër pasi 3 luanët do të zbvarkojnë në stadiumin e Rijekës të premten për Ligën e Kombeve të UEFA-s, dhe 3 pikëshi është më shumë sesa i vështirë.

Në favor të ishullorëve është stadiumi bosh i imponuar nga dënimi i UEFA-s për një kryq nazist të tifozëve por hierarkia e grupit 4 është e komplikuar, me 3 gjigantë botërorë si Spanja, Kroacia dhe Anglia. Pasi dështuan në mënyrë të bujshme në premierën e Nations League me humbjen 6-0 ndaj iberikëve, lojtarët dalmatë do të synojnë 3 pikët e para në kompeticion.

Kroacia do të jetë pa lojtarë veteranë si Mandzukic, Subashisc dhe Çorluka ndërsa dëmtimet do të privojnë kombëtaren edhe nga Vrsaljko, Brozovic, Barisic, Lovre Kalinic dhe Duje Cop. Janë rikthyer në skuadër Lovren dhe Ante Rebiç,që munguan në premierën ndaj Spanjës.

Në kampin tjetër Anglia ka rifreskuar ekipin duke grumbulluar debutues si Maunt, Medison dhe Sanço. Këtyre lojtarëve thuajse anonim i janë shtuar dhe Ben Çilluell i Lester Sitit dhe Ljuis Dank i Brajtonit. Projektohet një formacion ofensiv me Rashford, Heri Kejn dhe Stërling në sulm, në një 90 minutësh që premton një tjetër rezultat nga suksesi 2-1 i dalmatëve mbrëmjen e 11 Korrikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA