Rrihen brutalisht dy shqiptarë në Serbi, reagojnë krerët e institucioneve të Kosovës

09/10/2018 09:20

Krerët e institucioneve të Kosovës, ndër të cilët kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, kanë kërkuar nga organet serbe identifikimin dhe nxjerrjen para drejtësisë së personave përgjegjës për rrahjen e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad.

Ata, në të njëjtën kohë, i kanë kërkuar autoriteteve serbe të sigurojnë lëvizjen e lirë për të gjithë qytetarët.

Dy të rinjtë shqiptarë u rrahën brutalisht natën mes të shtunës dhe të dielës në Novi Sad dhe rrëfyen se gjithçka kishte ndodhur pasi kishin parë një taksi të ndalur, me të cilën donin të ktheheshin në shtëpi. Një prej të rinjve tregon se ai kishte folur në gjuhën shqipe dhe dy djem që i kishin dëgjuar kishin filluar t’i rrihnin. Më pas, atyre i ishin bashkuar edhe të tjerë.

Dy të rinjtë kanë pësuar lëndime trupore dhe mjekët në spitalin e Novi Sadit kanë luftuar për t’i shpëtuar jetën njërit prej tyre, Çlirim Malokut, i cili fatmirësisht tani është jashtë rrezikut për jetën dhe ka dalë nga reanimacioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA