Eurodeputetët e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë miratuan disa rezoluta këtë të martë, përmes të cilave mbajtën shënime mbi progresin e bërë dhe detyrat që duhet të plotësohen në vijim për 5 vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Mal i Zi, në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit të mundshëm në Bashkimin Europian.
Pas këtij vendimi ka reaguar edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati me anë të një postimi në “Tëitter”, ku thotë se rezoluta konfirmon progres të qëndrueshëm.
“Lajm i mirë nga Komisioni i Parlamentit Europian për Punët e Jashtme. Rezoluta konfirmon progres të qëndrueshëm në reformat e lidhura me BE dhe konfirmon rrugën e vendosur nga Këshilli për hapjen e negociatave në qershorin e 2019”, shkruan Bushati.
Top Channel