Pritjet për të blerë bileta për ndeshjen e radhës së përfaqësueses së Kosovës janë kthyer në grumbullime masive në disa zona të Prishtinës.

Nisja me vonesë e shpërndarjes së biletave për sfidën e ekipit të futbollit ka ngjallur pakënaqësi te tifozët, pasi interesimi është shumë i madh. FFK kishte parashikuar dhe shitjen në Pejë, por kjo nuk ka ndodhur.

Ndërkohë trajneri i Kosovës, Bernard Shaland tregoi pritshmëritë e tij për sfidën me Maltën dhe Ishujt Faroe.

“Nuk është me rëndësi sa pikë do marrim por paraqitja në fushë. Jemi në mes të një gare dhe pikët kanë rëndësi por nëse vjen loja, më pas marrim të tjerat”, tha Bernard Challandes Trajner i Kosovës.

Në fokusin e trajnerit ishte dhe eksodi i talenteve drejt kombëtares së Zvicrës.

“Kam folur shumë së fundmi me Florent Hadërgjonajn, por ai nuk ka qenë në gjendje për të dhënë përgjigje për Kosovën. Tani është ftuar nga përzgjedhësi i kombëtares zvicerane në dy ndeshjet e radhës dhe nëse luan një minutë, atëherë nuk do të mund të luajë për ne, pra do të luajë për Zvicrën. Ky është rregulli”, u shpreh trajneri.

Pas përfundimit të konferencës, u prezantua dhe emetimin i një Pulle postare me portretin e ish presidentit të FFK-së Fadil Vokrri. Kosova do të luajë me 11 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” me Maltën, kurse më pas do të ndeshet me Ishujt Faroe.

Top Channel