
24/02 19:13
Një video tronditëse, e filmuar në një resort luksoz në Magaluf të Spanjës, është shpërndarë me shpejtësi në internet.
Një turist i paindetifikuar, i veshur me bluzën e Interit, ka akuzuar një shitës se i ka vjedhur varësen, por përballet menjëherë me një reagim të ashpër nga ai.
Shitësi e godet disa herë turistin në krah, ndërsa më pas e qëllon atë edhe në fytyrë, duke e lënë të shtrirë në tokë, para se të largohet me vrap.
Pasi hetoi ngjarjen, policia spanjolle arriti të identifikojë dhunuesin dhe e arrestoi atë.
Top Channel