Tregjet e pakontrolluara të fruta-perimeve, bulmetit e mishit, si dhe shtimi i sëmundjeve të rënda i bëjnë konsumatorët durrsakë të ndihen gjithnjë e më të pasigurtë për cilësinë dhe vlerat e produkteve që blejnë.

“Në mënyrë absolute nuk kemi asnjë garanci. Ato janë të pakontrolluara, po kemi disa fshatarë që vijnë e na sjellin ndonjë gjë të saktë. Sëmundjet janë përhapur, kanceri… flokët u kanë rënë të gjithë të rinjve. Këto influencojnë në të gjitha”, shprehet një qytetar.

“Këta fshatarët që vijnë me produktet e tyre duan një vend, ndërsa policia i gjëmon si kriminelë dhe ata duan të jetojnë”, thotë një tjetër.

“Ne nuk e dimë cilësinë e ushqimeve se nuk u bëjmë dot analizat e të nxjerrim si janë. Le t’i marrin autoritetet, shëndetësia dhe t’i analizojë e provojë e të na thonë si janë”, thotë një tjetër qytetar.

Në mungesë të produkteve të kontrolluara, konsumatorët përpiqen të orientohen vetë drejt mallit më të mirë në treg, bazuar në përvojën dhe buxhetin familjar. Ndërsa tregtarët shprehen të sigurt për produktet që tregtojnë. Përballë institucioneve që heshtin, Qendra e Konsumatorit Shqiptar kërkon që qytetarët të ngrenë zërin pasi ankesat e tyre gjatë verës për produkte me nitrate nuk janë marrë parasysh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA