Në shkollën e Fushë-Bulqizës duket sikur sistemi nuk ka ndryshuar kurrë. Punonjësit e njësisë administrative kalojnë çdo ditë para godinës për të shkuar në punë në ndërtesën ngjitur.

Por duket se ata jo vetëm nuk shohin, por edhe as nuk dëgjojnë. Prindër, nxënësit dhe vetë drejtori ngrenë zërin prej kohësh.

60 nxënësit mësojnë çdo ditë pa ujë, pa banjë, në klasa me mure të plasaritur e plot lagështi ne qendër të Fushë Bulqizës.

Prej vitesh në këtë shkollë nuk investohet. Nxënës e prindër presin edhe këtë vit me shqetësim dimrin, kur të nxënit në këtë shkollë u mëson edhe sakrificën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA