Duke zgjedhur ceremoninë e diplomimit të 18 magjistratëve të rinj, zëvendës ambasadorja amerikane në Tiranë shprehu mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çdo gjyqtari të pakompromentuar që vendos ndryshe nga kolegët e korruptuar, të cilët i përdorin pozitat për të pasuruar dhe favorizuar të fortët.

Për ta ilustruar këtë vendosmëri, zëvendësambasadorja kujtoi dy dosje hetimore sikurse çështja “Shullazi” dhe çështja “Tahiri”.

“Përkushtimi i SHBA ndaj shtetit ligjor në Shqipëri është i patundur, është i pandryshueshëm dhe është i panegociueshëm. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me ata shërbëtorë publikë të ndershëm dhe të guximshëm që po ndërtojnë një të ardhme më të ndritur, me etikë për gjyqësorin. Na shihni ta bëjmë këtë për çështjen “Shullazi”, na shihni ta bëjmë këtë për hetimin e çështjes Tahiri, për sa kohë luftoni për drejtësi për të gjithë gjatë gjithë kohës, SHBA do të jenë gjithmonë në anën tuaj”, tha Leyla Moses-ones zv/ambasadore e SHBA.

Magjistratët e rinj që konsiderohen nga amerikanët si fytyra e ndryshimit gjithsesi nuk do të munden të nisin detyrën për sa kohë nuk janë ngritur organet e KLP dhe KLGJ që kryejnë emërimin e tyre. Në këtë pikë, mesazhi i SHBA ju drejtua politikës.

“Do të vazhdojmë gjithashtu të nxisin drejtuesit politikë të Shqipërisë që të bëjnë pjesën e tyre për të krijuar një sistem gjyqësor më të mirë për të gjithë, ata duhet të punonjës së bashku në mënyrë që shkolla e magjistraturës t’i mbushë këto karrige. Premtimi i drejtësisë të së nesërmes varet nga veprimi i parlamentit të së sotmes”, u shpreh zëvendësambasadorja.

E ka shfrytëzuar këtë ceremoni edhe kryetari i gjykatës së lartë, Xhezair Zaganjori, i cili ju tregoi magjistratëve anën tjetër të errët të drejtësisë.

“Do përpiqen t’ju joshin trafikantë e hajdutë, falsifikues firmash e të tjerë, por ju zbatoni ligjin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA