Truproja e Kim Kardashian West është paditur nga kompania e sigurimit të saj, pas grabitjes që i ndodhi asaj në Paris dy vite më parë. Ndaj tij kërkohet tashmë një shumë kompensimi prej 6.1 milionë dollarësh.
Kompania e sigurimeve “AIG” pretendon se Pascal Duvier dhe kompania e tij “Protect Security” neglizhuan në ofrimin e mbrojtjes së apartamentit privat të yllit të “showbizz”-it.
Kim Kardashian u grabit dhe u lidh nga disa persona të armatosur, gjatë javës së modës së Parisit në tetor të vitit 2016. “AIG” pagoi koston e të gjitha bizhuterive që asaj iu vodhën gjatë atij sulmi të papritur.
Banda e 5 grabitësve, të veshur si oficerë policie, i drejtuan armën në kokë Kardashianit dhe e grabitën, ndërsa më pas e lidhën atë brenda tualetit të apartamentit të saj.
Duvier, asokohe ishte shoqëruesi i motrave të Kim Kardashianit, Kourtney dhe Kendall Jenner, me këto të fundit që ndodheshin në një klub nate.
Kimi e përshkroi sulmin gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen franceze “Le Journal du Dimanche”.
“Ata më grabitën dhe më nxorrën në korridor, – tha ajo. – Më pas më lidhën me kabllo plastik dhe më shtrënguan duart, më zunë gojën dhe më bënë të pamundur lëvizjen”.
Padia e “AIG”, e dorëzuar në Delaware, raportohet se pretendon braktisjen e yllit të “showbizz”-it nga truproja dhe firma e tij e sigurisë, duke e lënë atë të vetëm në dhomë.
Policia franceze arrestoi 10 persona në janar të vitit 2017, pas gjuetisë së tyre të gjatë për kapjen e bandës së grabitësve.
Top Channel