Skënderbeu mori vendin e dytë në Kategorinë Superiore, pas fitores minimale, por mjaft të rëndësishme ndaj Kukësit.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë shënuan vetëm një gol në kuadratin e verilindorëve, por kaq mjaftoi për rokadën në renditje.

Skuadra e trajnerit Cungu vinte në përballjen e Korçës pas 4 fitoreve radhazi, por transferta e kësaj të enjteje u mbyll pa asnjë pikë.

Gripshi shënoi me kokë në portën e Kukësit, pas një krosimi në zonë në minutën e 18, pasi më parë ishte lënë i zbuluar nga prapavija e miqve.

Skënderbeu kishte mundësinë të shkonte në pushim me një avantazh komod, por penalltia e fituar nga Muzaka u shpërdorua nga i njëjti futbollist, që gaboi totalisht shënjestrën.

Gjithsesi, Skënderbeu ruajti me fanatizëm fitoren, që i jep vendin e dytë, me 2 pikë pas Partizanit kryesues.

Top Channel