Trajneri i përfaqësueses spanjolle, Enrique publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen miqësore me Uellsin në 11 tetor dhe atë të Nations League me Anglinë në 15 tetor. Të rejat nuk mungojnë në këtë listë me asturianin që ka menduar të sjellë në skuadër, Marc Bartrën, Johhny Otton, Koken dhe Paco Alcacer që nuk ishin në skuadër në muajin shtator.

Këta futbollistë do të zëvendësojnë për ndeshjet e radhës së La Rojas të dëmtuarit Carvajal, Inigo Martinez, Sergi Roberto, Isco dhe Diego Costën. Edhe këtë radhë janë lënë jashtë skuadre portieri Pepe Reina dhe Jordi Alba, ndërkohë që janë vënë në skuadër edhe Raul Abiol e Suso, dy futbollistë që aktivizohen në Serinë A.

Kështu portierë do të jenë; kepa, De Gea, Pau Lopez. Në mbrojtje përveç Albiol, Bartres e Ottos janë grumbulluar, Gaya, Marcos Alonso, Nacho, Sergio Ramos e Azpilicueta. Në mesfushë, Kokes i bashkohen edhe Busquets, Rodri Ceballos, Thioago dhe Saul. ndërsa në sulm, përveç Alcacer e Susos janë Asensio, Morata, Rodrigo e Aspas.

Top Channel