25/11 22:09
Nicki Minaj ka rrëfyer përvojën e saj me dhunën në familje.
Këngëtarja e famshme ka publikuar dy video nga dokumentari i saj i ardhshëm “Queen” në rrjetet sociale dhe në njërën prej tyre tregon se si mbronte nënën nga dhuna e të atit.
Në videon tjetër reperja foli për mënyrën se si përfshirja në një marrëdhënie dashurie abuzive ndikoi në aftësinë e saj për të bërë muzikë. Por, Minaj nuk e tregoi emrin e personit që e ka dhunuar.
Minaj nuk ka zbuluar datën se kur do të shfaqet dokumentari i saj “Queen”.
Top Channel