Sukseset e skuadrave italiane në Champions League i dhanë një stimul të madh tifozëve e protagonistëve të impenjuar në elitën e futbollit kontinental, e bashkë me ta, ndihmojnë edhe vendin në renditjen e UEFA-s.
Katër fitoret, që nuk regjistroheshin prej më shumë se 13 vitesh, i kanë dhënë Italisë vendin e dytë në arenën kontinentale.
Kështu, futbolli i Apenineve kalon Anglinë në renditjen e përgjithshme, e përpara ka tashmë vetëm Spanjën. Renditja është gjithsesi e përkohshshme, pasi UEFA do të llogarisë edhe pikavarazhin e saktë në fundjavë, pas përfundimit të Europa League.
Por, rezultatet e Championsit janë reflektuar dukshëm edhe në përmirësimin e hierarkisë kontinentale. Spanja është thuajse e pakapshme në vendin e parë, me 89.283 pikë, por Italia është ngjitur e dyta në rang force europiane, duke lënë pas Anglinë. Jashtë podiumit mbeten futbolli gjerman dhe ai francez.
Në situatën e klubeve të veçanta, Real Madrid vazhdon të dominojë, para Barcelonës dhe Atletikos, në një podium të pushtuar nga ekipet spanjolle.
Top Channel