Formula 1 përgatit “Planin B”, sezoni mund të kurorëzohet në Europë nëse anulohen garat në Katar dhe Abu Dhabi
Ferrari ka vendosur të ndërpresë marrëdhënien me pilotin finlandez, Kimi Raikkonen dhe në vend të tij do t’i besojë pilotit nga principata e Monacos, Charles Leclerc, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm i Formulës 1.
Raikkonen është edhe fitues i një titulli kampion bote me “kokëkuqen” në vitin 2007, ndaj edhe vendimi për largimin e tij është pritur me kritika nga shumë tifozë të Ferrarit.
Por kritikat për këtë vendim kanë ardhur edhe nga rivali i skuadrës italiane, piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton, i cili tha se Ferrari po humbte shumë me këtë.
“Nuk e kam kuptuar asnjëherë vendimin e Ferrarit, për të larguar Kimi Raikkonenin dhe për t’i besuar Leclerc. Kimi është një pilot i jashtëzakonshëm dhe një nga të preferuarit e mi, ndaj largimi i tij është një humbje e madhe edhe për një skuadër si Ferrari”, deklaroi Hamilton.
Kampioni në fuqi i botës theksoi gjithashtu se fakti që Raikkonen e di se do të largohet në fund të sezonit, nuk do të ndikojë aspak në performancën e finlandezit në këto 5 gara të fundit të sezonit.
Top Channel