Eros Grezda bëri hapi e madh në karrierë gjatë merkatos së verës, por ende nuk po arrin të bëhet protagonist te skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard.
Grezda u transferua i dëmtuar të gjigandët skocez, por tashmë është riaftësuar plotësisht, ndërsa mori edhe ftesën e Panuccit një ditë më parë për dy ndeshjet me Kombëtaren, me Jordaninë dhe Izraelin.
Te Rangers po e presin me padurim që Gerrard ta aktivizojë titullar lojtarin shqiptar dhe kjo pritet të ndodhë pikërisht mbrëmjen e sotme, kur skocezët do të luajnë në Europa League ndaj austrikavë të Rapid Wien.
Në këtë ndeshje, Rangers vjen pas një humbje 1-0 në kampionat, ndërsa në ndeshjen e parë në grupet e Europa League arriti të barazojë 1-1 me Villareal në Spanjë.
Top Channel