Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë pasi e ka zënë korenti teksa po shtronte kabllo televizioni.
Rreth orës 14:20, policia e Sarandës ka marrë njoftimin se në lagjen nr.1 është gjetur një person i pajetë në një prej rrugicave të kësaj lagjeje.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se trupi i pajetë i përket 28-vjeçarit L. Z, banues në Fushë-Veri Delvinë.
Bëhet e ditur se ai ka qenë në punë e sipër duke shtruar kabllo televizioni nëpër banesat e kësaj lagjeje dhe dyshohet se duke rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me ngjarjen.
Top Channel