Milani e pati të vështirë ndaj Olimpiakosit në San Siro dhe vetëm futja në lojë e Patrick Cutrone në pjesën e dytë bëri që kuqezinjtë të fitonin një ndeshje që në pjesën e parë po e humbnin 0-1.

Sulmuesi i ri italian shënoi dy gola (70’ dhe 79’), ndërsa Higuain një tjetër (76’) dhe gjithçka u mbyll 3-1 për skuadrën e drejtuar nga Gennaro Gattuso, që me këtë sukses kryeson grupin në F të Europa League, me 6 pikë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Betis mposhti 3-0 Dudelanzhin.

Top Channel