Kampionati Botëror i volejbollit për femra është në ditën e shtatë të tij.
Sot, në aktivitetin që po zhvillohet në Japoni, në grupin C, takimi mes Rusisë dhe Amerikës ishte duel direkt për kreun dhe për të përcaktuar fituesin u deshën 5 sete.
Seti i parë foli në favor të ruseve (25-19). Rezultati bëri që amerikanet të reagonin duke u shndërruar totalisht në lojën e tyre dhe në fund e mbyllën setin e dytë 25-20. Ndërsa ne setin e tretë, SHBA triumfuan duke e mbyllur me rezultatin 26-24. Ruset ishin të papërmbajtshme në setin e katërt, duke mposhtur kundërshtaret me rezultatin e thellë 25-12. Gjithsesi, në setin pestë dhe më të rëndësishmin, amerikanet u treguan më të kujdesshme kundër ruseve dhe ia dolën të fitonin në shifrat 15-11.
Të dyja përfaqësueset siguruan kualifkimin për në fazën e dytë të Kampionatit Botëror të volejbollit për femra.
Ndeshja tjetër, Itali-Kinë, u mbyll në shifrat 3-1 në favor të Italisë. Seti i parë foli në favor të përfaqësues azitatike, që e mbylli në shifrat 25-20, ndërsa në tre setet pasardhësë italianet ishin tepër të kujdesshme. Setin e dytë e fituan në shifrat 26-24, ndërsa i treti u mbyll me rezultatin 25-16. Në setin e katërt dhe të fundit, Kina u mundua të reagonte, por pavarësisht dëshirës nuk ia doli dot dhe në fund u mposht me shifrat 25-20.
Top Channel