Policia ka arrestuar dy inspektorë tatimorë dhe ka shpallur një të tretë në kërkim pasi akuzohen se u merrnin deri në 200 000 lekë ryshfet bizneseve gjatë inspektimit që bënin.

Të arrestuarit janë 29-vjeçari Gentian Elezi dhe 37-vjeçari Artan Kroj, të dy banues në Tiranë. Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit me iniciale P.H., 43 vjeç.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, inspektorët kërkonin dhe merrnin ryshfet nga bizneset.

Top Channel