Po ashtu si Çmimi Nobel në Fizikë edhe Nobeli i Kimisë për vitin 2018 ka shkuar për 3 shkencëtarë në studimin e enzimës.

Amerikanët Frances Arnold dhe George P Smith do të ndajnë çmimin me britanikun Gregory Ëinter, i cili është i bazuar në Universitetin e Kembrixhit.

Frances Arnold bëhet gruaja e katërt që fiton këtë çmim. Fituesit e këtij viti përdorën një teknikë të quajtur “evolucioni i drejtuar” për të krijuar proteina të reja, të cilat do të përdoren në fusha të ndryshme si prodhimi i barnave të reja dhe lëndëve djegëse të gjelbërta. Enzimat janë katalizatorë biologjikë, të cilët përshpejtojnë reagimet kimike në qelizat biologjike.

Një ditë më parë, Çmimi Nobel në Fizikë, po ashtu, u dha për 3 shkencëtarë. Pas 55 vjetësh, Donna Strickland, nga Kanadaja, është gruaja e tretë që e fiton çmimin prestigjioz, pas Marie Curie në vitin 1903 dhe Maria Goeppert-Mayer në vitin 1963. Strickland e ndan çmimin e këtij viti me Arthur Ashkin nga Shtetet e Bashkuara dhe Gerard Mourou nga Franca. Çmimi iu akordua për zbulimet e tyre mbi përdorimin e lazerit në shumë fusha. Ashkin ka zhvilluar një teknikë të përdorimit të lazerit për të studiuar sistemet biologjike, ndërsa Mourou dhe Strickland kanë punuar po ashtu në këtë drejtim, duke zgjeruar mundësinë e përdorimit të lazerit me përfshirjen në operacionet e syrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA