Ish-lojtarët e akademisë së Real Madridit dënohen me nga një vit burg për pornografi me të mitur, zbulohet edhe vendimi për Asencion
Pasi rigjeti qetësinë në kampionat, me tre fitore radhazi të cilat e ngjitën në vendin e katërt të renditjes së Serisë A, Interi po përgatitet për ndeshjen e dytë të fazës në grupe të Champions Leagues, atë ndaj PSV-së në Holandë.
Për shkak edhe të një liste të reduktuar, Luciano Spalletti duket se e ka të qartë një pjesë të madhe të formacionit, ndërsa dilema e vetme mbetet në krahun e djathtë të sulmit.
Kështu në mbrojtje, në të majtë do të aktivizohet Asamoah, pasi braziliani Dalbert është jashtë listës Champions, ndërsa në krahun e djathtë tekniku zikaltër konfirmoi Danilo D’Ambrosion, për të cilin foli me superlativa dhe në qendër do të jetë radha e dyshes Skriniar-De Vrij.
Mesi i fushës do të jetë i njëjtë si në ndeshjen me Tottenhamin, pra Vecino-Brozoviç, me Nainggolan pas sulmuesit kryesor, që këtë herë do të jetë kapiteni Icardi, pasi Martinez do të ulet në stol.
Edhe në krahun e majtë të sulmit do të rikthehet në formacion kroati Perisiç, i cili luajti vetëm disa minuta të shtunën ndaj Cagliarit, ndërsa në krahun e djathtë të sulmit, ka ende dilema nëse do të luajë Candreva apo Mateo Politano, me ish sulmuesin e Sassuolos disi më favorit.
Top Channel