Italia organizon konferencë paqeje për Libinë, në Siçili

03/10/2018 02:05

Ministri i Jashtëm italian Enzo Moavero Milanesi tha se Italia do të organizojë një konferencë ndërkombëtare mbi Libinë, në Sicili, muajin e ardhshëm, në përpjekje për të bashkuar forcat kundërshtare dhe për të krijuar dialog mes tyre.

Takimi është programuar të mbahet në kryeqytetin sicilian, Palermo, më 12 dhe 13 nëntor, ku aktorët kryesorë nga të dyja kampet, brenda dhe jashtë Libisë, pritet të marrin pjesë dhe të tentojnë një marrëveshje.

“Ne duam të gjejmë një zgjidhje të përbashkët, edhe pse do të ketë mendime të ndryshme rreth tryezës”, tha Moavero, duke shtuar se qëllimi ishte të ndihmonte në rivendosjen e paqes në Libi dhe në lehtësimin e një procesi gjithëpërfshirës politik përpara zgjedhjeve të mundshme.

Italia është përpjekur bashkë me Francën fqinje, për të gjetur mënyrën më të mirë për të mbështetur Libinë, e cila është përfshirë nga dhuna në vitet pas kryengritjes së mbështetur nga NATO në vitin 2011, që përmbysi njeriun e fortë Muammar Gaddafi.

Udhëheqësit libianë njoftuan në një konferencë në Paris në maj se do të mbanin zgjedhjet më 10 dhjetor, si pjesë e një plani francez për të stabilizuar shtetin e Afrikës së Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA