Liga e Kampioneve vijon sot me ndeshjet e grupeve A,B, C dhe D. Në Uembli të Londrës do të luhet përballja mes Totenhemit dhe Barcelonës për grupin B.

Skuadra londineze vjen në këtë përballje me probleme të shumta pasi do të mungojnë shumë lojtarë titullarë mes të cilëve Kristian Eriksen, Dele Ali dhe Vertongen për arsye dëmtimi. Në fushë padyshim do të jetë Herri Kejn që do të ketë sfiden personale me Lionel Mesin. Nga ana e saj Barcelona për të bërë kthesën dhe të harrojë paraqitjet e saj jo të mira në 3 ndeshjet e fundit në La Liga.

Sfida tjetër e këtij Grupi është ajo që do të luhet me PSV Eindhoven dhe Interit në Holandë. Skuadra zikaltër do të kërkojë që të thyejë një tabu në ndeshjen ndaj PSV; atë të fitores në transfertë në Ligën e Kampioneve. Suksesi i fundit i zikaltërve larg San Siros në këtë kompeticion është ai me rezultatin 1-0 ndaj Lilles në 2011.

Napoli-Liverpool është një tjetër ndeshje interesante e kësaj dite në Ligën e Kampioneve. Napoli vjen në ndeshjen e San Paolos pas barazimit 0-0 me Crvena Zvezdën, ndërsa Liverpooli pas fitores me Paris Sen Zhermenin. Kjo ndeshje do të ketë edhe një tjetër përballje brenda saj atë mes dy trajnerëve Karlo Ançeloti dhe Jurgen Klop, 2 personalitete që e njohin mjaft mirë njëri-tjetrin. Napoli dhe Liverpul u përballën me njëra-tjetrën edhe gjatë kësaj vere në një miqësore me ‘The Reds’ që fituan me rezultatin e thellë 5-0. Sot në mbrëmje do të luhen edhe ndeshje të tjera si Atletiko Madrid-Bryzh, Dortmund-Monako apo Porto-Gallatasaraj.

Top Channel