Një “superstuhi” me emrin PSG është përplasur mbi Yllin e Kuq të Beogradit (Crvena zvezda) në raundin e dytë të ndeshjeve në grupe të Champions League, më konkretisht në grupin C, ku bëjnë pjesë edhe Napoli me Liverpoolin.

Në “Parc des Princes”, ndeshja mes francezëve dhe serbëve nuk u vu në asnjë moment në dyshim. Neymar ishte autor i një trigolëshi, ndërsa realizimet e Cavanit, Di Marias dhe Mbappesë iu shtuan triumfit tenistik të parizienëve, ndërkohë që miqtë nga Beogradi shënuan golin e nderit me anë të Marin, për një rezultat përfundimtar 6-1.

Megjithatë, këto janë 3 pikët e para për PSG-në, ndërsa Ylli i Kuq i Beogradit mbetet në kuotën e 1 pike.

Për Parisin, humbja e vetme në një sezon ku njeh vetëm fitore, ishte ajo në raundin e parë të shkaktuar nga Liverpooli, po në Champions League.

Top Channel