Foto ilustruese

Një efektiv policie është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për shkak se ishte i dehur në kohën kur drejtonte automjetin.

Përveç kësaj, ai ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit. Punonjësi i arrestuar është Ilir Vrioni, 49 vjeç dhe ka qenë duke drejtuar mjetin e Policisë. SHÇBA sapo u njoftua për ngjarjen ka vepruar duke arrestuar autorin dhe duke marrë masa për sigurimin e provave materiale.

Nga testi me aparat drager, Vrioni rezultoi i dehur dhe akuzohet për “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”. Njëkohësisht janë kryer veprimet e tjera për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet proceduriale do të referohen në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Top Channel