Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, doli në një deklaratë për mediat mesditën e sotme, ku ngriti edhe njëherë akuza ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, në lidhje me rastin e Fushë Krujës.
Alibeaj u shpreh se Me urdhër të drejtuesve të saj, policia shtetit është vënë në shërbimit të bandave. Ai theksoi se me urdhër të Ardi Veliut, janë fshirë kamerat në komisariatin e Fushë Krujës për të mbuluar pjesëmarrjen e Taulant Ballës dhe deputetit Rraja në ambientet e komisariatit.
“Është fakt që nuk është bërë asnjë veprim ligjor për të pyetur minimalisht policët e tjerë për atë natë në policinë e Krujës. Me urdhër, policia shtetit është vënë në shërbimit të bandave. Policia ka bërë gjithçka për të fshehur ngjarjen. Me urdhër të Ardi Veliut, janë fshirë të gjitha kamerat në policinë e Fushë Krujës për të mos pasqyruar pjesëmarrjen e Taulant Ballës, e deputetin Rraja në komisariat”, tha Alibeaj.
Top Channel