Në çdo fillim vjeshte, me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturave, shfaqet edhe një rritje e infeksioneve respiratore të quajtura ndryshe edhe rrufa, e ftohura e zakonshme apo gripi.

Më të prekurit në këtë kohë janë padyshim fëmijë. Është shumë e rëndësishme që, në momentin e parë të shfaqjes së shenjave, kujdesi të bëhet nga prindërit në kushte shtëpie dhe më pas fëmija të dërgohet në spitalin pediatrik më të afërt.

Përgjithësisht ndërlikimet e shfaqura janë ato të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes, temperaturë e lartë, të vjella apo dhimbje të forta koka.

Është për t’u theksuar që shfaqja e këtyre simptomave është e ndryshme nga njëri individ tek tjetri dhe moshat më të rriskuara janë fëmijët nga 2 deri në 6 vjeç.

Mjekët rekomandojnë se vaksina antigrip është mbrojtësi më i mirë për të parandaluar virusin për të mos shfaqur format e tij më të rënda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA