Irlanda kërkon rifillimin e bisedimeve “profesionale” të Brexit-it

02/10/2018 23:47

Ministri i Jashtëm i Irlandës, Simon Coveney tha se po pret që negociatorët e Brexit të kthehen në llojin “profesional” të bisedimeve që po zhvilloheshin përpara konferencës së partisë së kryeministres britanike Theresa May, dhe të bënin atë që nevojitet për të arritur një marrëveshje për largimin nga unioni.

Gjashtë muaj para se Britania të largohet nga BE, pozicioni i pasigurt i May në krye të partisë së saj, është testuar këtë javë nga një konferencë që theksoi edhe më tej ndarjet e thella brenda grupimit, lidhur me mënyrën se si ajo synon të largojë Britaninë nga BE.

“Sapo kjo konferencë të ketë mbaruar, unë shpresoj se do të kthehemi në llojin e negociatave profesionale që kanë ndodhur përpara konferencës së partisë Konservatore, për të marrë atë që duhet të bëhet në dy muajt e ardhshëm mbi rrugën e daljes nga BE-ja”, tha Coveney për gazetarët.

Negociatat e Bashkimit Europian për të shmangur kufirin mes Britanisë së Madhe dhe Irlandës, pas Brexit-it, kanë ngecur, ndërsa ministri irlandez bëri thirrje që unioni të jetë “i qetë dhe i ndjeshëm”, dhe të mos zhvendoset në atë debat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA