Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një natë më parë në Dibër, ku u vra me thikë në një lokal shtetasi 36-vjeçar me inicialet I.Z.

Një ditë nga ngjarja, policia ka arrestuar njërin nga autorët e dyshuar të vrasjes. Gjithashtu u arrestuan edhe babë e bir, pronarë të lokalit ku ndodhi ngjarja për mos kallzim krimi.

Personat e arrestuar janë Vangjel Balla, 20 vjeç, banues në fshatin Muhur; Sami Lusha, 56 vjeç, banues në fshatin Arras dhe Blerim Lusha, 25 vjeç, banues në fshatin Arras.

Suipas policisë, dyshohet se shtetasi Aleksandër Balla (i shpallur në kërkim), gjatë një konflikti për motive të dobëta në lokalin e shtetasit Sami Lusha në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla( i arrstuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras.

Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi Sami Lusha dhe djali i tij Blerim Lusha , në bashkëpunim me njëri tjetrin nuk kanë kallzuar për rrethanat e krimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA