Ekonomia shqiptare, në test. Të martën, dalja në tregjet ndërkombëtare për eurobondin

01/10/2018 19:50

Ekonomia shqiptare pritet të përballet me një test të rëndësishëm këtë të martë, teksa qeveria do të dalë në tregjet ndërkombëtare për të marrë 500 milionë euro huà përmes emetimit të një eurobondi.

Kjo është hera e tretë, që Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare të financave. Por, Top Channel mëson se, ndryshe nga dy herët e mëparshme, këtë radhë Ministria e Financave mund të emetojë një eurobond 7-vjeçar.

Emetimi i eurobondit me afat 7 vite përbën një risi për Shqipërinë, çka nëse do të rezultonte i suksesshëm do të pasqyronte një rritje të besimit të investitorëve të huaj tek ekonomia.

Huaja e marrë përmes eurobondit do të përdoret për të plotësuar nevojat e buxhetit për financim, por edhe për të shlyer para kohe 200 milionë euro borxhe të marra përmes eurobondit të emetuar në vitin 2015.

Këto borxhe u morën në vitin 2015 me një interes 5.75 për qind dhe duhet të shlyheshin në vitin 2020.

Por, Ministria e Financave beson se eurobondi i ri do të rezultojë me interesa më të ulëta, ndaj ka vendosur që një pjesë të tij ta përdorë për të shlyer eurobondin e vjetër, një operacion që do të ulte koston e borxhit për buxhetin dhe qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA