Lewis Hamilton ka hedhur një tjetër hap drejt titullit të 5-të kampion në Formula 1, teksa ka triumfuar në Çmimin e Madh të Rusisë, në Sochi.

Piloti britanik, i cili u nis nga vendi i dytë, arriti ta mbyllë garën i pari, falë edhe një urdhri nga skuadra Mercedes, që Valteri Bottas t’i hapte udhë.

Finlandezi u rendit në vendin e dytë, ndërsa podiumi u plotësua nga piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili nuk arriti të marrë më të mirën nga gara e Rusisë.

Kur kanë mbetur edhe 5 gara nga fundi i kampionatit, piloti britanik i Mercedesit kryeson me 306 pikë, 50 më shumë sesa Vettel i Ferrarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA