Referendumi në Maqedoni, të dhënat deri në orën 15:00
30/09/2018 15:15
Që prej orës 7 të mëngjesit të sotëm, 1.8 milionë qytetarë të Republikës së Maqedonisë janë thirrur në referendumin për çështjen e emrit. Ata do t’i përgjigjen pyetjes: A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë?
Ky votim është shumë i rëndësishëm dhe është paraprirë nga një seri vizitash të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dhe NATO-s. Fitorja e “PO”-së në referendum zgjidh përfundimisht çështjen e konfiktit me Greqinë dhe i hap rrugën vendit për anëtarësim në NATO, e më pas në Bashkimin Europian.
Deri në orën 15:00 kanë marrë pjesë rreth 18%. Ligji maqedonas kërkon që në referendum të marrin pjesë mbi 50%.
Top Channel