Referendumi në Maqedoni, publikohen rezultatet pas numërimit të 90% të votave
30/09/2018 22:45
Pas numërimit të rreth 90% të votave, autoritetet në Maqedoni kanë bërë me dije se rreth 91% e votuesve kanë votuar pro pasi janë pyetur nëse janë për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë për emrin.
Ndërkohë, rreth 5% janë shprehur kundër kësaj marrëveshjeje.
Kryeministri Zoran Zaev e ka quajtur referendumin si të suksesshëm edhe pse pjesëmarrja nuk ka qenë e kënaqshme.
Kryeministri deklaroi se ai respekton vullnetin e qytetarëve dhe se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet në një konsensus, vendin e presin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Top Channel