24/05 15:52
Barcelona rikonfirmoi krizën e rezultateve në La Liga me ndeshjen e tretë pa fitore. Formacioni katalanas, një pretendent kryesor për titullin kampion nuk arriti të shfrytëzojë mijëra tifozët në mbështetje në stadiumin Kamp Nou, pasi barazoi 1-1 me Atletik Bilbao.
Fillimisht të pranishmit admiruan avantazhin e baskëve me Inaki Uilliams, por në pjesën e dytë, futja në lojë e Lionel Mesit ndryshoi gjërat.
Barcelona arriti të evitojë disfatën vetëm 6 minuta nga fundi me Golin e Munir. Për t’u shënuar dhe suksesi i parë sezonal i Valencias, në fushën e Real Sociedad.
Top Channel