Mjekët e spitalit të qytetit të Amfisës në Greqi deklaruan se janë të shokuar në lidhje me atë që mësuan së fundi pas ekzaminimit të një vajze me origjinë shqiptare.
16-vjeçarja e diagnostikuar me probleme mendore, rezultoi se ishte shtatzënë në muajin e katërt, por për shkak të gjendjes shëndetësore, nuk arriti të shpjegonte ngjarjen.
Për këtë arsye u njoftuan policia dhe prokuroria, të cilat njoftuan marrjen e kampionëve të ADN-së së vëllait të saj 15-vjeçar dhe babait të saj 41-vjeçar.
Testi i ADN-së, i përsëritur disa herë, tregoi se 16-vjeçarja ishte përdhunuar nga babai i saj, i cili rezultoi të ishte edhe babai i fëmijës. Të ndodhur përballë kësaj situate, mjekët vendosën të ndërpresin shtatzëninë e 16-vjeçares, ndërsa policia arrestoi babanë e saj 41-vjeçar.
Ngjarja ka shokuar opinionin vendas, me banorët e Amfisës që bënë thirrje për dënim maksimal të 41-vjeçarit shqiptar, i cili pritet të dalë në gjykatë për masën e sigurisë.
Top Channel