FOTO LSA

Derbi i kryeqytetit në futbollin shqiptar mori ngjyrat e Partizanit në ndeshjen që ngriti siparin e javës së 6 në kategorinë Superiore. “Demat e Kuq” u imponuan 1-0 ndaj bardhebluve në një 90 minutësh ku atmosfera elektrizuese e tifozëve spikati më shumë se loja në fushë.

Shumë shpejt mesazhet e tifomesazhet e tifozërive i lanë vendin fushës. Pas minutave të para të kujdesshme ishte skuadra e Ze Marias që provoi të prishte ekuilibrat me Edon Hasanin por mesfushori shpërdoroi një shans që nuk do ti vinte kurrë më në derbi. Atë që nuk bëri Tirana, e konkretizoi Partizani në minutën e 21 me Esat Malën. Mesfushori i të kuqve iu vodh prapavijës së bardheblkuve duke shënuar në një pozicion të vështirë pranë pikës së bardhë të penalltisë.

Maveje dhe Sentamu provuan më pas që të rikthenin barazimin por derbi shkoi në pushim me avantazhin e Partizanit. në fraksionin e dytë trajneri Ze Maria bëri zëvendësime për të rifreskuar lojën, por skuadra nuk iu përgjigj si duhet dhe rastet mbetën sporadike dhe asnjëherë të rrezikshme. Hila iu afrua golit të dytë për Partizanin por rrjeta e jashtme vetëm sa dha iluzionet e golit të dytë në derbi që nuk erdhi kurrë.

Partizani ruajti suksesin që i jep vendin e parë me 13 pikë, dy më shumë se Skënderbeu që luan të shtunën në Durrës ndaj Teutës.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA