Gjykimi i “skifterit” Gentian Duraku, grabitësi serial që vidhte në Gjermani

28/09/2018 08:51

Gentian Duraku është njëri nga 40 të pandehurve për grabitje, i ashtuquajtur ndryshe si skifteri. Ai është nën gjykim në Shqipëri, ndërsa shumë të tjerë janë nën gjykim në Gjermani për një seri grabitjesh që kapin shifrën e gati 500 mijë eurove.

Në seancë u tha se Gjermania kishte sjellë një letërporosi, që implikon Durakun për 50 grabitje. Por në gjykatë u tha se janë në pritje edhe të një letërporosie nga Franca, për episode të tjera grabitjesh edhe në këtë shtet.

Gentian Duraku u arrestua në Kukës gjatë një operacioni në shkallë ndërkombëtare, në të cilin u përfshi edhe EUROPOL.

Paralelisht në Gjermani po zhvillohet proces penal edhe për anëtarët e tjerë të bandës, ndërsa janë në kërkim edhe të paktën 3 të tjerë.

“Për një vit, Duraku ishte larguar nga Shqipëria – tha prokurori, – dhe i pajisur me pasaportën e të vëllait të quajtur Fabjan Duraku, ai hyri në bandën e skifterave, si një nga specialistët e vjedhjes së dhjetëra banesave, nga ku rrëmbeheshin bizhuteri të shtrenjta”.

Qendra e grupit ishte Ofenburg, aty ku aktualisht po mbahet edhe procesi penal. Prokuroria përmend se, në disa raste, i riu pas shitjes së objekteve të çmuara ka transferuar shuma përmes bankave në Shqipëri.

Ajo që dihet është se, fillimisht gjermanët kanë kërkuar arrestimin e të vëllait të grabitësit, i cili është sozia e Gentian Durakut. Pas krahasimit të gjurmëve papilare, autoritetet janë bindur se grabitësi ishte dikush tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA