Argjentina do të ndeshet në muajin tetor kundër Brazilit, në klasiken e Amerikës Latine, por edhe një tjetër miqësore ndaj Irakut.
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka publikuar listën ku një pjesë e madhe e lojtarëve vijnë nga Serie A.
Juan Foyth, Nicolas Otamendi, Roberto Pereyra dhe Rodrigo de Paul janë emrat e rinj që i janë bashkuar grupit, që përbëhet nga 31 lojtarë. Otamendi kishte munguar në ndeshjet e kaluara miqësore. Pereyra pas formës së mirë me Watfordin dhe De Paul me Udinesen kanë marr ftesë.
Gonzalo Montiel, i cili konsiderohet një talent premtues në atdhe, është mungesa e madhe. Vazhdon t’u besohet sulmuesve të Serie A si Icari, Dybala dhe Simeone që po ashtu janë ftuar për këto ndeshje.
Top Channel