Derbi i kryeqytetit do të rikthejë atmosferën elektrizuese në futbollin shqiptar, me përballjen emocionuese mes Tiranës dhe Partizanit mbrëmjen e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi”.

90-minutëshi mes bardhebluve dhe “demave të kuq” është një sfidë pa parashikime dhe e pandikuar nga ecuria deri në këtë pikë të Kategorisë Superiore.

Të dy trajnerët e skuadrave të kryeqytetit, Ze Maria dhe Gega do të debutojnë në këtë lloj derbi për herë të parë. Ata nuk e kanë provuar asnjëherë nga pankina se çfarë do të thotë një ndeshje e tillë, që përplas dy ekipe me histori dhe rivalitet.

Cilido që do të zbresë në fushë sot, në orën 19:45, nuk do të ketë nevojë për motivim, ndërsa në shkallët e impiantit, tifozeria bardheblu dhe ajo “e kuqe” kanë premtuar vërtet shkëndija.

Tirana pritet të ketë një formacion të ngjashëm me atë që barazoi ndaj Skënderbeut në Korçë dhe dilema më e madhe është sulmi me Sentamu.

Edhe te Partizani thuajse janë zgjidhur ekuacionet e formacionit të derbit, që nga porta e deri në repartin ofensiv. Mbetet për t’u parë nëse shkodrani Hebaj do të jetë apo jo nga minuta e parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA