Portieri legjendar italian, Gigi Buffon është rikthyer të flasë për kombëtaren italiane, nga e cila është larguar tashmë, për t’u përkushtuar te skuadra e Paris Saint Germain.
Ashtu si tekniku Roberto Mancini në fillim të muajit shtator, edhe Buffon pranoi se me lojtarët e rinj është bërë një punë e dobët në kampionatin italian, pasi asnjë klub nuk ka besuar te ata dhe nuk i ka hedhur në fushë.
Sipas Buffon, talenti i vetëm italian për momentin është shoku i tij i skuadrës te PSG-ja, Marco Verratti, i cili u largua shumë herët nga Pescara dhe në Francë gjeti të gjithë hapësirat e nevojshme, për t’u rritur e pjekur.
“Kemi punuar keq me të rinjtë dhe mbetja jashtë botërorit “Rusi 2018”, ishte fryt i asaj çka kemi bërë ndër vite. Talenti më i madh i futbollit italian aktualisht është Marco Verratti, një futbollist që u largua shumë herët nga Italia dhe fitoi pjekurinë e nevojshme falë besimit që gjeti te PSG-ja. Kjo shpjegon në mënyrë perfekte punën e keqe që bëhet me të rinjtë në Itali”, deklaroi Gigi Buffon.
Top Channel