Milani nuk arriti të takohet sërish me fitoren në Serie A, duke u ndalur në barazimin e tretë radhazi, këtë herë 1-1 ndaj Empolit, në një ndeshje ku krijoi shumë, por nuk arriti të konkretizonte objektivin.
Terraciano ishte heroi i vendasve me disa pritje vendimtare, por trajneri i kuqezinjve Gattuso kritikoi ekipin duke kërkuar reagim në sfidën e radhës.
“Pendesa ime është që nuk arrijmë të mbyllim ndeshjet siç duhet. Gabimet tona qëndrojnë, por për këto e paguajmë shtrenjtë dhe kjo po kthehet në një problem. Kur nuk fiton duke luajtur mirë, e humbet qetësinë dhe këtë nuk mund ta fsheh, pasi lojtarët po japin maksimumin. Portieri i Empolit bëri 5 mrekulli. Provuam të drejtonim, por penalltia na preu këmbët”, tha trajneri Gattuso.
Tifozëve që presin aktivizimin e Caldaras, ai iu kërkoi durim. “Është i dëmtuar, por ka aftësi shumë të mira dhe është i zgjuar. Na duhet të presim”, tha trajneri i Milanit.
Top Channel