Francesco Totti zgjodhi një mrekulli si Koloseu dhe një ditë të shënuar si ajo e lindjes së tij, për të prezantuar autobiografinë e futbollistit të njohur italian.

Libri i titulluar “Kapiteni” është një përshkrim pikant i viteve të lojtarit ikonë të skuadrës së Romës, zhgënjimet dhe polemikat e tij, që janë rindezur disi edhe nga faqet e shkruara së fundmi.

Në librin autobiografik përshkruhen përplasjet e mëdha me trajnerin Spalletti, rivalitetin edhe jashtë fushës me Pavel Nedved, apo dhe partneritetin me një futbollist kontrovers si Antonio Cassano.

Në një ceremoni ku ishin të pranishëm shumë personalitete dhe ish-futbollistë të njohur, Totti rrëfeu në 42-vjetorin e tij se, shkroi faqet e personalizuara për të treguar të vërtetën dhe jo për të shkaktuar polemika.

Francesco Totti shtoi gjithashtu se do të kishte dashur ta vendoste ai largimin nga bota e futbollit, e jo të tjerët. “Nëse do të ishte një mënyrë tjetër për largimin tim, do të më pëlqente”, tha ish-kapiteni i Romës.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA