24/05 15:52
Carlo Ancelotti, trajner i Napolit, do të përballet në fundjavë me Juventusin e Cristiano Ronaldos, për të cilin ka thënë fjalë shumë të mira.
“Për Cristianon ndjej mirënjohje të pafund, përtej golave që ka shënuar kur isha trajner te Reali. Tregoi cilësitë e mëdha njerëzore dhe profesionale. Jam shumë i lumtur që është në Itali, është vlerë e shtuar për futbollin italian”, deklaroi Ancelotti.
Mbi polemikat që ka shkaktuar FIFA dhe UEFA duke vlerësuar mesfushorin Luka Modric si futbollistin më të mirë të vitit, Ancelotti tha: “Cristiano duhet ta fitojë gjithmonë Topin e Artë, por këtë vit po vlerësojnë një futbollist që e dua aq shumë sa Cristianon, që është Modric. Për mua, është mirë kështu”.
Top Channel