Top Talk/ Afrim Krasniqi: Njerëzit nuk e besojnë opozitën sepse…

27/09/2018 15:53

Politologu Afrim Krasniqi, i ftuar në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, deklaroi se “fatkeqësisht, opozita e ka humbur shansin për t’u reformuar dhe njerëzit ta besojnë”.

“Duhet të ndryshonte tërësisht që kur ra në opozitë, duhet të lexonte pse shqiptarët e votuan kundër dhe përgjegjësit e keqqeverisjes të largoheshin nga postet drejtuese, por u zhvendosën në komisione parlamentare dhe struktura drejtuese”, shpjegon Krasniqi.

Më tej, Krasniqi shtoi se “ajo që artikulon opozita sot më shumë i adresohet militantëve sesa palës tjetër politike”.

“Opozita ka nevojë që të shtrëngojë radhët brenda militantëve për shkak se do të bëjë zgjedhjet në struktura dhe po mundohet që të mos ketë kritika të brendshme. Është më mirë t’i thuash palës tënde që armiku nuk jemi ne, por mullinjtë e erës përballë”, u shpreh Krasniqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA