Salvini i përgjigjet Macron: Nuk pranojmë leksione

27/09/2018 02:17

“Nuk pranojmë leksione drejtësie apo humanizmi nga ana e Zotit Macron, i cili në muajt e fundit i ka blinduar kufijtë me Italinë dhe ka refuzuar më shumë se 50 mijë emigrantë, për më tepër gra dhe fëmijë”.

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini i përgjigjet sulmit të presidentit francez, që në deklaratën e tij të fundit ja vuri fajin Italisë për krizën e emigrantëve pas rastit Aquarius.

“Nga karabinierët e Savonës janë arrestuar 6 bengalezë, përgjegjës për favorizimin e emigracionit klandestin, grabitje etj. Për 6.000 euro për kokë ja dilnin të sillnin në Itali bashkëkombësit e tyre dhe, pasi u kishin siguruar lejet e qëndrimit për motive humanitare, i detyronin të jetonin në shtëpi të mbingarkuara me banorë dhe të nisnin aktivitete të vogla tregtare, duke i detyruar gjithashtu të furnizoheshin me mall po tek shefat që kryenin këto operacione. E kuptuat se pse nevojitet rregullimi, kontrollimi dhe kufizimi i lejimeve për ‘mbrojtje humanitare’, siç është parashikuar në dekretin e sigurisë? Kështu që nuk pyes shumë për fjalët e zyrtarëve sedentarë që nuk reshtin së foluri nëpër sallonet e tyre komode. Unë eci përpara!”, tha Salvini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA