24/05 15:52
Harvey Elliott është një 15-vjeçar i cili mbrëmjen e së martës debutoi në futbollin profesionist anglez, në ndeshjen Fulham-Milëall, e vlefshme për Carabao Cup.
Adoleshenti u shndërrua në lojtarin më të ri të historisë së klubit dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur hyri në fushë në minutën e 81 të ndeshjes.
Por, ky rekord është shoqëruar me shumë kritika në Angli. Vetëm pak orë përpara ndeshjes, Harvey Elliott po jepte provim në gjimnaz dhe njerëzit mendojnë se pikërisht bangat e shkollës janë vendi ku duhet të jetë një djalë i moshës së tij.
Edhe BBC shkruan se lojtari i ri nuk ka as moshën për të pasur një kontratë profesioniste me klubin (16 vjeç është mosha minimale).
Top Channel